FOTOLAJM/ Abazoviç “frymëzohet” nga Zelensky, Rama i gjithi në të zeza, çfarë kanë veshur dy liderët në vizitën në Kiev

schedule10:01 - 15 Qershor, 2022

schedule 10:01 - 15 Qershor, 2022

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez, Dritan Abazoviç kanë mbërritur në Kiev mëngjesin e 15 qershorit, ku do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ajo që bie në sy nga pamjet që Anazoviç ka postuar në rrjetet sociale, është veshja e dy liderëve.

Rama është veshur i gjithi me të zeza, me xhaketë, por me një stil më të shkujdesur se ai zyrtar. Në disa pamje ai shihet edhe duke mbajtur syzet e diellit.

Ndërkohë, Abazoviç duket se është frymëzuar nga presidenti Volodymyr Zelensky.

Ai ka veshur një bluzë ngjyrë ushtarake, si ajo që presidenti ukrainas mban në shumë prej daljeve të tij publike dhe që tashmë është bërë një trend dhe simbol i rezistencës.

Ndërkohë, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila shoqëron Ramën në Kiev, shihet e veshur me një kostum gri klasik.

Pjesë e delegacionit shqiptar janë gjithashtu Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri, Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!