Fotoja që po bën xhiron e botës, babai dëgjon ndeshjen pranë varrit të djalit të tij

schedule11:06 - 28 Tetor, 2021

schedule 11:06 - 28 Tetor, 2021

Një imazh prekës që tregon dashurinë e një babai për djalin e tij, i cili vdiq në një aksident automobilistik ka bërë xhiron e botës. Nahuel Perez ndërroi jetë në moshën 19-vjeçare teksa po udhëtonte për të parë San Martín de Tucumán në ndeshjen që pati vite më parë kundër Libertad de Sunchales.

Nahuel e kishte trashëguar dashurinë për klubin Tucumán nga babai i tij, i cili ishte gjithashtu një tifoz i madh. Dhe futbolli ishte pikërisht filli që mbajti babë e bir të bashkuar përtej vdekjes, jo vetëm në mendime dhe kujtime, por edhe fizikisht.

Mund të jetë një imazh i jashtëm

Babai i tij shkon gjithmonë pranë varrit të tij për të dëgjuar ndeshjen e San Martin në radio. Historia u bë e ditur ditët e fundit, kur fotoja e babait të Nahuelit u postua në Facebook pranë varrit teksa dëgjonte ndeshjen e San Martin me Deportivo Maipú.

“ Vetëm ata që harrohen vdesin ”, shkruhet në mesazhin që shoqëron foton, e cila shumë shpejt u bë virale fillimisht në Argjentinë dhe më pas në të gjithë botën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!