Fotoja me Kahn dhe përplasja me Briegel, flet ish-sulmuesi i kombëtares

schedule16:37 - 7 Maj, 2020

schedule 16:37 - 7 Maj, 2020

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Fatmir Vata, ka dhënë një intervistë për emisionin Fan Zone në Supersport, aty ku tregoi përplasjen që ka pasur me ish-trajnerin Briegel, si po veprohet me futbollin në Gjermani dhe komentoi atë foto të paharrueshme me gardianin gjerman, Oliver Kahn.

GJERMANIA – “Futbolli në Gjermani është shumë më tepër se ekonomi. Në ligën gjermane të futbollit ka të punësuar me kohë të plotë dhe kohë të reduktuar 165 mijë vetë. Vetëm Liga Profesioniste ka mbi 50 mijë të punësuar. Pra, rinisja e futbollit është ndihmë e rëndësishme për ekonominë”.

FOTOJA ME KHAN – Shumë shqiptarë janë ndier krenarë për këtë foto. Ka qenë në vitin 2005 fotoja më e mirë sportive. Ishte e goditur. Fotografi që e ka realizuar nuk jeton më. Skela bëri një goditje në portë, unë shkova mora topin e çova te vija e pesë-metërshit, ndërsa dëgjova të gjithë stadiumin që po bërtiste. Kur ktheva kokën, pashë Oliver Khan. Ma kanë dërguar më vonë foton dhe tani e kuptoj që ka më shumë vlerë”.

KOMBËTARJA – “Po ta marrim si emra, ekipi i asokohe ka qenë më i mirë. Me De Biasin edhe ekipi ynë do të bënte po kaq mirë. Kam pasur rastin të flisja edhe me De Biasin dhe më ka bërë përshtypje. Për mendimin tim, Shqipëria e atyre viteve ishte më e mirë, por janë shumë komponentë të tjerë të rëndësishëm që ndikojnë, siç është trajneri. Ndeshjen e parë me Shqipërinë e kam luajtur në vitin 1996 me trajner Neptun Bajkon, miqësore me Greqinë”.

PËRPLASJA ME BRIGEL – “Kam luajtur 17 ndeshje me Kombëtaren, faj kam pasur edhe vetë për përplasjen me Brigelin. Ishte e kotë, më shumë dola unë i humbur. Në shqiptarët jemi ballkanas, gjaknxehtë”, përfundoi Vata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!