Fotoja e viktimës! E pritën poshtë shtëpisë, tentoi të ikë, por killeri e ndoqi derisa mbaruan plumbat

schedule20:15 - 6 Shkurt, 2021

schedule 20:15 - 6 Shkurt, 2021

ABC siguron foton e viktimës dhe detaje të reja nga ekzekutimi mafioz mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Gazetari Elton Nikaj raporton se autorët ishin në dijeni të lëvizjeve të shënjestrës së tyre, Gentjan Qarrit, i njohur me pseudonimin “Geçe”.

Gentjan Qarri

Rreth orës 18:16 të mbrëmjes së sotme, autorët po e prisnin poshtë pallatit të fshehur në makinën tip “Toyota”  dhe në momentin që 40-vjeçari doli nga shtëpia, kati i 12 i pallatit ku banonte, e qëlluan.

Gentjan Qarri

Në momentin që autori hap zjarr, Qarri tentoi të largohet, por killeri e ndoqi me makinën në lëvizje duke zbrazur të gjithë automatikun, derisa i mbaruan fishekët.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja sipas burimeve nga grupi hetimor.

Policia ka shoqëruar disa persona mes të cilëve dëshmitarë okularë, njerëz të cilët kanë qenë pranë vendit ku ndodhi ngjarja në tentativë për të zbuluar më shumë të dhëna për autorët që dogjën makinën në Pyllin e Sodës disa minuta më pas.

Qarri ka qenë i dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë dhe kishte vetëm 3 vite që kishte dalë, ndërsa në Vlorë punonte si hidraulik. Pista e parë ku po hetohet është larja e hesapeve nga e shkuara kriminale./ db/Abcnews.al