Fotoja e yllit të Barcelonës, Lionel Messi, u vendos me projektor në Duomo, nga një reklamë e përdorur nga Interi para sfidës ndaj Napolit.
Beppe Marotta, drejtori i Interit, sqaroi gjithçka: “Fotoja e Leo Messit? Ishte një projekt për të cilin nuk kisha të drejtë vendimi. Leo është një figurë e madhe e futbollit, por vetëm kaq.
Sanchez? Ka kontratë dhe dy vite me United dhe jo një kontratë dosido, por shumë të shtrenjtë. Për momentin, është me ne, më vonë do të shohim”, u shpreh Marotta./abcnews.al