Mbrëmë, Shqipëria humbi kundër Lituanisë me rezultatin 0-1 në “Air Albania Stadium”, pas një goli të Kauzalkas në minutën e 51-të. Deri në atë moment, ndeshja po fliste për kuqezinjtë tanë, madje ishim ne duke sulmuar me anë të një goditje këndi.
Por një top i Gjasulës i kthyer mbrapa, shfrytëzohet mjaft mirë nga lojtari mik, i cili pasi driblon portierin Strakosha që kishte lënë portën, gjuan lehtësisht nga shumë larg zone.
Elseid Hysaj, kapiteni i kombëtares sonë, kishte mundësinë ta largonte topin, pasi e shoqëroi deri në fund, por nuk ia doli, duke lejuar që sfera të ndalej në rrjetë.
Ky episod, ka marrë kritika të shumta në rrjetet sociale, nga tifozë, media sportive etj. Madje, fotoja më poshtë po bëhet hit në media, nga ku duket se Hysaj, ishte shumë pranë topit…/abcnews.al