Arian Mavriqi fotograf i “jetës së egër” ka folur në emisionin Abc-ja e Mëngjesit lidhur me pasuritë natyrore të trojeve shqiptare dhe rëndësinë e mbajtjes së tyre larg dorës së njeriut.
Mavriqi tha se duhet ndaluar betonizimi i Lumit të Vjosës pasi kj sjell shkatërrim të faunës dhe vrasjen e tyre në mënyrë kolektive.
“Ju keni një mrekulli të zotit që quhen lejleku i kuq, flamingo. Ka dhe shumë të tjera. Nuk duhet t’i humbasim. Nuk duhet lejuar që lumi i Vjosës të betonizohet.
Shkatërrimi i lumenjve sjell shkatërrimin e faunës dhe vrasjen e tyre në mënyrë kolektive. Përfitime të tilla nuk duhen lejuar as nga shteti një krim i tillë.
Ka specie të ndryshme që kanë ardhur për herë të parë në Kosovë, siç është pelikani, shqiponja peshkngrënëse. Ka dhe shumë specie të tjera”, tha Mavriqi./abcnews.al