FOTO/ Zonjat e para në fokus të darkës së samitit të NATO-s

schedule11:46 - 12 Korrik, 2023

schedule 11:46 - 12 Korrik, 2023

Brigitte Macron dhe Olena Zelenska tërhoqën vëmendjen e të gjithëve ditën e djeshme, gjatë darkës së organizuar nga presidenca e Lituanisë, vendi pritës i Samitit të NATO-s.

45-vjeçarja Olena Zelenska dhe 70-vjeçarja Brigitte Macron, të cilat shoqëruan bashkëshortët e tyre në takim, dukeshin të lumtura dhe bisedonin si dy shoqe të mira.

Për gazetën britanike, ishte Olena, gruaja e liderit ukrainas Volodymyr Zelensky, ajo që vodhi vwmendjen me një veshje mahnitëse blu të çelur, ndërsa Brigitte Macron ishte veshur me të bardha.

Në veshjen blu të Zelenska-s, kishte zogj me krahë të hapur, një mesazh që gruaja e liderit të vendit ndërluftues ndoshta donte ta dërgonte me delikatesë.

Brigitte bëri përshtypje me një fustan të bardhë të cilin e veshi me taka të larta të zeza dhe një çantë të përshtatshme.

Dy “Zonjat e Parë” janë shfaqur me humor dhe kanë pozuar foto bashkë dhe pa bashkëshortin.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!