Enzo Zidane dhe e fejuara eë tij Karen Goncalves u bënë prindër më 19 maj të vajzës së tyre, të cilën e kanë quajtur Sia.
Djali i madh i Zinedin Zidane, i cili është 27-vjeç dhe këtë sezin ka luajtur për skuadrën franceze Rodez Aveyrin Football në Ligue 2, nuk ka ngurruar të ndajë imazhet të vajzës së tij në rrjetet sociale.
“Mirë se erdhe Sia jonë, princesha jonë”, ka shkruar Enzo në Instagram.
Gjithashtu Enzo ka shpërndarë edhe një foto të prindërve të tij me mbesën në krah.
View this post on Instagram
Fotoja e Zinedin Zidane me bashkëshorten e tij së bashku me mbesën e parë ka marrë më shumë se 1.3 milion pëlqime.
“Urime gjyshërve”, ka komentaur Luis Figo në Instagram duke uruar Zinedin Zidane, i cili është 49 vjeç.
Edhe futbollisiti i njohur Franck Ribery ka uruar Enzon./abcnews.al