Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Sozia e presidentit në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është një grua.
Emri i saj është Dolores Leis Antelo dhe është një qytetare që jeton bashkë me të shoqin prej 40 vitesh në një fermë në Cabana se Bergantinos, në Spanjë.
Fotoja e saj, e postuar në Instagram nga gazetarja spanjolle Paula Vazquez, ka bërë xhiron e botës.
Zonja, e cila nuk ka një smartphone dhe është krejtësisht “e huaj” për botën dixhitale, është shumë larg njohjes së suksesit të saj.
Dolores Leis Antelo nuk e di se ajo tani është një yll i vërtetë në të gjithë botën. l.k/abcnews.al
View this post on Instagram