Shumë grintë, futbollist skuadre dhe një lider si brenda fushave, ashtu dhe jashtë saj: Kështu mund të përshkruhet një nga mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit, Gennaro Gattuso. Ish-futbollisti dhe trajneri i Milanit, tashmë trajner i Napolit, duket se nuk e ka harruar zakonin e tij.
Çfarë zakoni? Agresiv gjatë gjithë kohës në fushën e blertë! Sot, Gennaro ka veshur këpucët e futbollit dhe i është bashkuar stërvitjes së futbollistëve të tij, të cilët nuk i ka kursyer aspak.
Në fotot e shkrepura gjatë seancës stërvitore, duket qartë agresiviteti i Gattusos, i cili nuk pyet aspak për gjendjen fizike të skuadrës së tij, por tenton të fitojë çdo top me forcë dhe “dhunë”. Një karakter i jashtëzakonshëm…/abcnews.al
??? ¡VAYA FICHAJE! GATTUSO, uno más en el ENTRENAMIENTO del Nápoles. pic.twitter.com/ILx6ssqm0u
— ChiringuitoChampions (@chirichampions) September 7, 2020