FOTO/ Zaho shkon për herë të parë në shkollë, dhurata për mësuesen

schedule11:29 - 14 Shtator, 2020

schedule 11:29 - 14 Shtator, 2020

Djali i vogël i kryeministrit Edi Rama ka shkuar sot për herë në shkollë. Zaho, fillon sot klasën e parë, ndërsa emocionet e kësaj ditë të veçantë për të i kanë ndarë në rrjetet sociale, kryeministri dhe bashkëshortja e tij.

Linda Rama në një postim në rrjetet sociale ka publikuar foto me të birin. Zaho shihet me lule ne dorë, të cilat do t’ja dhurojë mësues së tij.

Bashkëshortja e kryeministrit, po ashtu ka uruar të gjithë fëmijët, prindërit dhe mësuesit, të cilët përballen me një vit jo të zakontë.

Zaho ne shkollë . Filloi sot një vit shkollor sfidues për femijët, mësuesit, prindërit. Të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe t’i urojmë fëmijëve mbarësi në mësim, por edhe shumë lojë dhe gëzim!”, shkruan Linda Rama.

Si një emocion të rrallë e ka përshkruar këtë ditë edhe kryeministri Rama.  “Dita e parë emocion i rrallë! Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm?

Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë”, shkruan kryeministri.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!