Shumë njerëz i forcojnë këmbët e tyre brenda këpucëve të cilat nuk i qendrojnë mirë, pa kuptuar dëmin e madh që po ju shkaktojnë atyre. Duke qënë se këmbët janë shumë delikate edhe përkujdesja ndaj tyre duhet të jetë e tillë.
Një nga gjërat më të rëndësishme është zgjedhja e duhur e këpucëve. Veçanërisht për persona që vuajnë nga sëmundje të kockave si artriti apo reumatizma. Agroweb.org më poshtë ju tregon këpucët që nuk duhet të zgjidhni kur vuani nga këto sëmundje.
Këpucët me taka
Ekspertët bien dakort se këpucët me taka mbi 5 cm janë të dëmshme për këmbët e gjithësecilit. Veçanërisht për personat që vuajnë nga artriti i këmbëve pasi pasha bie e gjitha në gishta. Studimet tregojnë se kryesisht femrat që veshin taka të larta rrisin shancet për defekte të gjurit apo artritit.
Këpucët shumë të sheshta
Edhe këto këpucë mund të jenë problematike nëse janë shumë të sheshta apo me forma me majë. Pasi sipas ekspertëve këmba ka tendencën të marrë formën e këpucëve dhe kjo mund të shkaktojë dhimbje. Gjithashtu kur janë baraz me tokën ato krijojnë një balancë të keqe për trupin.
Këpucët me shollë të fortë
Këpucët me shollë të fortë mund të shkaktojnë dhimbje gjuri. Mjekët nuk rekomandojnë që personat me artrit të veshin këto lloj këpucësh pasi shkaktojnë tension në këmbë.
Këpucët me thembrën jashtë
Këpucët duhet të kenë gjithnjë thembër të mbyllur pasi e gjithë pesha përqëndrohet në një pikë, tek thembrat. Duke shkaktuar kështu lodhje dhe pa rehati gjatë ecjes.
l.k/abcnews.al