FOTO/ Vrau Klodian Rashën, nesër jepet masa e sigurisë për policin Nevaldo Hajdaraj

schedule11:14 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 11:14 - 10 Dhjetor, 2020

Efektivi i policisë së Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj, i cili ekzekutoi me armën e shërbimit tre netë më parë Klodian Rashën në Tiranë do të përballet nesër me trupën gjykuese, e cila do të japë masën e sigurisë.

Gjatë seancës, gjyqtarët do të vlerësojnë provat e prokurorisë për të vendosur më pas se si do të vijohet me gjykimin e 31-vjeçarit, i cili sipas SHÇBA-së veproi në shkelje të ligjit për përdorimin e armëve të zjarrit duke vrarë Klodian Rashën, raporton abcnews.al.

Nevaldo Hajdaraj

Ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme“, u theksua nga SHÇBA në një njoftim dy ditë më parë.

Lexo edhe: Polici që vrau 25-vjeçarin në gjendje të rënduar psikologjike, në Shqipëri mungon trajtimi

SHÇBA konstatoi se nga efektivi është shkelur edhe neni 9 i Kodi i procedurës penale.

Aty përcaktohet qartë se kur përdoret arma nga efektivët e policisë. Fillimisht personit i bëhet thirrje për të ndaluar. Më pas, paralajmërohet se do të qëllohet. Në rast se punonjësit të rendit i rrezikohet jeta, ai ka të drejtë të qëllojë me armë zjarri, vetëm në pjesën e poshtme të trupit.

Në rrethana objektivisht të pamundura, të ngutshme, mund të mos bëhet paralajmërimi në rast se një veprim i tillë rrezikon subjektet e këtij ligji ose personat e tjerë nga një rrezik i çastit për jetën. Në këtë rast qëllohet pa paralajmërim, duke synuar pjesët e poshtme të trupit.

Lexo edhe: Protestuesit marshuan drejt shtëpisë, babai i të ndjerit: Mos i raftë askujt! Vrasësi? Shteti e di vetë

Klodian Rasha u qëllua dy herë nga efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj pak pas mesnatës së të martës duke mbetur i vdekur në vend duke shkaktuar reagime të forta në vend. /abcnews.al