Ky është Stjuart Smakaj 23 vjeçari i arrestuar nga policia si autor i dyshuar për vrasjen e shokut të tij Gledis Kraja në Shkodër.
23-vjeçari u arrestua ditën e djeshme, ndërsa para hetuesve ai ka pranuar krimin e rëndë.
A ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim të vrasë Gledis Krajën por se ka qëlluar në drejtim të Denis Halilit.
“Gledisin e kisha shok dhe nuk doja ta vrisja. Jam penduar”, është shprehur ai.
Si ndodhi ngjarja:
I gjithë sherri sipas tij ka nisur për shkak të parkimit të kamionit te mobilerisë. Familja Smakaj kishte bërë porosinë e divanëve për banesën e tyre në të cilën ishin vendosur prej pak kohësh.
Gazetari Simon Shkreli raporton për abcneës.al se debati ka nisur mes vëllezërve Smakaj dhe shoferit të mobilerisë, të cilit i kanë kërkuar që të parkojë kamionin afër hyrjes së pallatit i cili ndodhet përballë vendit ku ka ndodhur ngjarja. Shoferi ka refuzuar një gjë të tillë nen pretekstin se nuk ka mundësi parkimi duke e larguar kamionin pak metra më tutje.
Mes tyre dhe shoferit ka nisur një debat, në të cilin ka ardhur për të sqaruar situatën e krijuar edhe pronari i mobilerisë.
Në atë moment mes vëllezërve Smakaj dhe punonjësve të mobilerisë ka nisur fillimisht konfrontimi fizik. Në këtë moment në ndihmë të shokëve të tyre ka ardhur edhe 23 vjeçari Gledis Kraja, i cili ka arritur fillimisht të qetësojë gjakrat.
/abcnews.al