Kjo që shihni në këtë foto është Enkeleda Çapoku, gruaja që u masakrua nga kunati brenda shtepisë së saj, mesnatën e së enjtes.
Enkeleda u përcoll dje për në banesën e fundit, ndërsa autori i krimit, Erdet Çapoku ka dalë sot para trupës gjykuese.
Gruaja u masakrua nga kunati i saj me mjete të forta, ndërsa ky i fundit u arrestua disa orë pas krimit. Nga dëshmia e tij para hetuesve Çapoku është shprehur se me kunatën kishte keqkuptime, madje dyshonte se i tradhtonte të vëllanë.
Enkeleda kishte denocuar kunatin e saj, por nuk ishte pajisur me udrdhër mbrojtje nga policia. Ndërkaq, bashkëshorti i viktimës ndodhet në burg, pasi është dënuar për trafikim të lëndëve narkotike./abcnews.al