FOTO/Vala e tretë e Covid, restoranti turk krijon kupola xhami për klientët

schedule10:02 - 13 Prill, 2021

schedule 10:02 - 13 Prill, 2021

Turqia është një ndër vendet që po përballet me valën e tretë të infektimeve nga Covid 19. Për shkak të masave të reja që pritet të futen në fuqi me vendimin e qeverisë bizneset në këtë vend po përpiqen që të gjejnë mundësi që të vijojnë pa ndërprerje aktivitetin e tyre.

Një restorant turk me qendër në Stamboll ka dizenjuar kupola prej xhami të cilat mundësojnë ruajtjen e distancimit fizik për të gjithë. Stafi i restorantit ka bërë të mundur që përmes ndarjeve të xhamit tu japë mundësi të gjithë klientëve që të shijojnë vaktet e tyre në një flluskë qelqi, për t’u mbrojtur plotësisht.

Restoranti, i cili ofron një pamje unike të Stambollit, ka 13 kupola të dizenjuara posaçërisht për t’u përputhur plotësisht me rregullat e distancës shoqërore. Duke mundësuar kushte të tilla pronari i lokalit shpreson që në këtë mënyrë do të jetë në gjendje të vazhdojë funksionimin e tij normal.

Ndërkohë këtë të martë që nis dhe muaji i shenjtë i Ramazanit, pritet që Turqia të vendosë masa të tjera kufizuaese në kuadër të mbrojtjes së përhapjes së Covid 19.

Turqia renditet e 4-ta në botë për nga numri i rasteve të reja me më shumë se 50,000 në ditë.  Ndërkohë deri më tani Turqia ka realizuar 19 milion vaksina nga 84 milionë banorë që ka.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!