Pamjet e një vajze e cila rrëshqet në akull është bërë virale në rrjet. Vajza po ecte jashtë shtëpisë së saj në Bloomington, Minesota ku u rrëzua dhe makaronat spaghetti që mbante në dorë i bien nëpër flokë. Videoja është bërë virale që kur nëna e vajzës në fjalë e postoi atë në internet.
Njerëzit në rrjetet sociale reaguan ndaj videos gazmore që ka marrë më shumë se 180,000 pëlqime në TikTok. Ndërsa shumë bënin batuta, të tjerë pyesnin se çfarë po bënte vajza me një tas me makarona jashtë shtëpisë.