Është publikuar fanella e re e Interit për sezonin 2020/21 dhe kompania Nike, ka ardhur me një dizajn të çuditshëm. Jemi mësuar gjithmonë të shohim fanellën zikaltër me shirita të drejtë, por sezonin e ardhshëm, do të jetë ndryshe.
Vizat e zeza në fanellën e kaltër do të jenë zig-zag, një zgjedhje që nuk është pritur mirë nga shumica duhet thënë. Me logon Firelli si sponsor kryesor dhe me disa nuanca të tjera blu më të hapur, fanella e zikaltërve ka marrë shumë vëmendje.
Interi i Antonio Contes po bën një sezon pozitiv, edhe pse u dorëzua për luftën e titullit kampion. Zikaltërit rivalizuan deri në javët e fundit, si dhe arritën në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ku u eliminuan nga Napoli. Sezonin e ardhshëm, Conte pritet të bëjë edhe më mirë në krye të stolit të Interit./abcnews.al
Inter Milan release next season’s home shirt ⚫? pic.twitter.com/MDz5ojcQHv
— B/R Football (@brfootball) June 30, 2020