FOTO/ U vesh si Jezu Krishti në festën e beqarisë, dhëndri gjobitet për blasfemi

schedule10:52 - 4 Qershor, 2024

schedule 10:52 - 4 Qershor, 2024

Një dhëndër në Itali ka bërë bujë për zgjedhjen e tij të veçantë në festën e beqarisë. Dhëndri organizoi një festë beqarie në qytetin e Jesolo-s dhe u vesh si Krisht, zgjedhje e cila shkaktoi jo pak reagim në Itali.

Sipas gazetës il gazzetino, e cila ka publikuar edhe foton përkatëse duken oficerët e policisë duke vënë në pranga të riun dhe më pas e kanë gjobitur me 200 euro për blasfemi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Il Gazzettino (@ilgazzettino.it)

Siç shihet në foto, dhëndri ka qenë i veshur me një këmishë të bardhë, ndërsa dyshohet se mbante me vete një kryq. Sipas informacioneve policia është vënë në kërkim të burrit pas denoncimeve për të.

“Ishte një grup prej rreth 10 të rinjsh dhe njëri prej tyre ishte i veshur si Jezu Krishti me një mantel të gjatë të bardhë dhe një mjekër.

Ai po tërhiqte zvarrë një kryq të madh prej druri me vete në shesh dhe shumica e njerëzve po e fotografonin duke qeshur.

Ata nuk po krijonin probleme dhe situata nuk kishte dalë jashtë kontrollit, megjithatë pas pak ka mbërritur një makinë policie, policia ka kërkuar nga të rinjtë t’u jepnin letërnjoftimet dhe në fund e gjobiti “Christos” me 200 euro”, tha një pronar lokali në zonë.

Qyteti bregdetar i Jesolo është afër Venecias dhe konsiderohet i popullarizuar nga turistët britanikë me raporte se burri thuhet se është nga qyteti fqinj i Jenson di Pave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!