Eduard Lamajn, i dyshuar kryesor për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Kurbin, mbrëmjen e 30 majit u arrestua sot nga policia.
Abcnews.al ka siguarur foton e Lamaj, i cili u arrestua në një spital privat në “Qytetin Studenti” në Tiranë, ku po merrte mjekim për plagën që kishte marrë në këmbë gjatë shkëmbimit të zjarrit, mbrëmjen kur ndodhi vrasja.
Mësohet se Lamaj mjekohej prej dy javësh në këtë spital, ndërkohë që nga dita e atentatit ai ishte strehuar në banesën e motrës së tij në kryeqytet.
Ajo që e implikon Lamajn në këtë ngjarje është edhe përgjigja e ADN-së dhe njollat e gjakut të gjetura në vendngjarje. Pas daljes së përgjigjes së ADN-së, policia e kishte mbajtur në vëzhgim të dyshuarin për të studiuar lëvizjet e tij.
Siç abcnews.al ka raportuar Lamaj ka qenë i akuzuar dhe hetuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.
Mësohet se ai se ka pranuar autorësinë e ngjarjes duke deklaruar se nuk ka pasur për qëllim t’i vrasë ata.
LEXO EDHE: Vrasja e dyfishtë, zbardhet dëshmia e Lames: Nuk i njihja, kisha konflikt me pronarin e hotelit
Në 31 Maj, dyshohet se Lamaj në bashkëpunim me disa persona të tjera, mes tyre edhe Kreshnik Tusha që mbeti i plagosur vranë në atentat Bujar Likën i njohur si shoku i Vis Martinajt dhe Paulin Gjergjin.
Policia njofton se janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë. Mësohet se një prej tyre është personi i dytë që ka qëlluar në drejtim të Likës dhe Gjergjit. /abcnews.al