Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë po mbajnë mbledhjen e radhës të përbashkët në Prishtinë.
Delegacioni shqiptar ka mbërritur në hotelin po mbahet mbledhja dhe është pritur nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij.
Ndërkohë, është publikuar edhe logoja e mbledhjes së përbashkët.
Imazhi përmban shenjën e një infiniti me ngjyrat kuqezi dhe poshtë saj po një infinit, shqiponjën dhe numrin 8, që nënkupton mbledhjen e tetë të qeverive.
Në logon e kësaj mbledhjeje të përbashkët është slogani “Të përbashkuar” dhe ngjyrat janë të gjitha kombëtare. /abcnews.al