FOTO/ Tafas kalon me sukses operacionin: Do të kthehem më i fortë

schedule14:30 - 3 Prill, 2022

schedule 14:30 - 3 Prill, 2022

Angelo Tafas pësoi një dëmtim të rëndë me Kombëtaren U-21, teksa këputi meniskun lateral dhe meniskun medial. Portieri i Kukësit është operuar në Greqi, teksa edhe rikuperimin do të vazhdojë atje për të marrë edhe trajtimin më të specializuar.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka qenë vetë 21-vjeçari i cili ka treguar se ka kaluar me sukses operacionin.

“Po bëhem më mirë, do të kthehem më i fortë. Dua të falenderoj doktorin tim personal Panagiotis Alexandropoulos që më operoi dhe do më ndihmoi të kthehem në fushë sa më shpejt. Dua të bëj një falenderim special vetëm për familjen, miqtë dhe të gjithë ju që më shkruani mesazhet pozitive këto ditë. Ju faleminderit!”, ka shkruar Tafas.

/f.a/abcnews.al