FOTO/ Sulmet terroriste të Vjenës: Autori i armatosur, pozoi me armë para masakrës

schedule14:00 - 3 Nëntor, 2020

schedule 14:00 - 3 Nëntor, 2020

Mediat kanë publikuar foton e terroristit i cili kreu sulmin në Vjenë mbrëmjen e djeshme.

Fotoja u publikua nga vetë ai në rrjetin e tij social Instagram teksa pozonte me një automatik Kallashnikov dhe pistoletë pak para se të përdorte armët për të vrarë katër persona në Vjenë.

I radikalizuar Kujtim Fejzullai, 20, ndau foton në një postim tronditës në Instagram ndërsa ai zotohej për besnikëri ndaj ISIS dhe udhëheqësit të saj të ri.

Sulmuesi, i cili u qëllua për vdekje nga policia rreth nëntë minuta pas masakrës, ishte dënuar më parë për përpjekjen e tij për t’u bashkuar me grupin terrorist në Siri, po më pas u la i lirë në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Sa duket policia nuk ka menduar se simpatizanti i lindur në Vjenë i ISIS, ishte i aftë të kryente një sulm në Austri.

Njeriu i armatosur mbrëmjen e së hënës mbante një pushkë pa leje AK-47, një pistoletë dhe një hanxhar dhe kishte veshur një rrip të rreme vetëvrasjeje ndërsa gjuante në drejtim të viktimave të tij në zemër të kryeqytetit.

Një operacion masiv që përfshiu 1.000 oficerë u zhvillua për të gjetur ndonjë të dyshuar tjetër i përfshirë në këtë sulm.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!