Rreth 1,000 nxënës në Kharkiv u janë rikthyer shkollës sot, por në stacionet e metrosë. Për t’i shpëtuar bombave ruse, këshilli i qytetit ka kthyer një stacion metroje në klasa nëntokësore.
U desh një muaj që stacioni i metrosë të shndërrohej në një shkollë, tha kryebashkiaku Ihor Terekhov.
“U gëzova që i pashë sërish nxënësit në bankat e tyre megjithëse është për të ardhur keq që nuk janë brenda mureve të shkollave të tyre”, tha.
Ai i përshkroi ata si “të buzëqeshur” nëse “pak të hutuar nga gjithçka e re”.
/abcnews.al