Një metodë e veçantë është përdorur në një spital italian për të zbuluar më shumë rreth jetës së Ankhekhonsua dhe zakoneve egjiptiane të varrimit nga gati tre mijë vjet më parë.
Mediat e huaja bëjnë ne dije se së fundmi Egjipti i lashtë ka përjetuar një takim me teknologjinë moderne mjekësore kur një mumie iu nënshtrua një skanimi CT në një spital italian këtë javë si pjesë e një projekti kërkimor.
Mumia nga Ankhekhonsu, një prift i lashtë egjiptian, u transferua nga Muzeu Arkeologjik në Bergamo në një poliklinikë të Milanos.
“Mumiet praktikisht janë një muze biologjik. Ato janë si një kapsulë kohe”, ka thënë Sabina Malgora, drejtoreshë e Studimit të Projektit Mummy.
Ndër të tjera ajo thekson se emri i mumies u zbulua në një sarkofag 800-900 vjet para Krishtit. Emri Ankhekhonsu, që do të thotë “zoti Khonsu është gjallë”, është shkruar pesë herë në sarkofag.
Studiuesit besojnë se mund të rindërtojnë jetën dhe vdekjen e një prifti egjiptian dhe të zbulojnë se cilat produkte janë përdorur për të mumifikuar trupin.e.su./abcnews.al