Në ndeshjen e zhvilluar mes Angolës dhe Egjiptit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”, përfundoi në barazim 2-2.
Golat për Angolën i shënoi Helder Costa në minutën e 26-të dhe M’Bala Nzola në minutën e 36-të.
Teksa për Egjiptin, Mohamed Elneny e shënoi në minutën e 45+1, teksa golin tjetër Akram Tawfik në minutën e 59-të.
Në skuadrën e Egjiptit kanë qenë të ftuar tetë lojtar me emrin Mohamed, katër prej tyre kanë startuar, teksa të tjerët ishin në bankën rezervë.
Në mesin e tyre është edhe Mohamed Salah, sulmuesi i Liverpoolit.