Foto/ Si është shndërruar luani Lenci që u nxorr nga “Kopshti i Ferrit” në Fier një vit më parë

schedule11:18 - 13 Maj, 2020

schedule 11:18 - 13 Maj, 2020

Pasi u transferuan në kopshtin zoologjik të Tiranës, ditë më të mira duket se kanë ardhur për tre luanët e Safari Park Zoo, ose siç u cilësua ndryshe ‘Kopshti zoologjik i Ferrit’.

Luani me sy të nxirë, fotot e të cilit bënë xhiron e mediave angeleze dhe atyre shqiptare, tashmë është kuruar dhe bashkë me dy “miqtë” e tij, prej një viti është transferuar në Holandë, në një qendër të specializuar rehabilitimi, të quajtur Felida.

Organizata ndërkombëtare “Katër Putrat”, ka shpërndarë edhe disa pamje të Luanit Lenci i cili tashme duket ne gjendje mjaft të mirë.

Rasti i kafshëve të keqtrajtuara u publikua nga media britanike “Daily Mail”. Menjëherë pas publikimit, një sërë reagimesh publike përfshinë mediat shqiptare, ndërkohë që institucionet u angazhuan për të sjellë kafshët në Tiranë, dhe u bë e mundur mbyllja e Safari Park Zoo./abcnews.al