FOTO/ Si duket varka e parë fluturuese në botë

schedule14:08 - 3 Shkurt, 2022

schedule 14:08 - 3 Shkurt, 2022

Emiratet e Bashkuara Arabe do të presin samitin e klimës të organizuar nga Kombet e Bashkuara vitin e ardhshëm. Autoritetet njoftuan se në këtë samit do të prezantohet anija e parë fluturuese në botë “Jet”. Automjeti, i cili nuk prodhon gazra, do t’u mundësojë 12 personave të udhëtojnë me shpejtësi 75 kilometra në orë.

Varkë fluturuese kundër ngrohjes globale nga Dubai: Do të notojë në det dhe në ajër vitin e ardhshëm

 

Varka do të lundrojë mbi ujëra me një shpejtësi prej 40 nyjesh dhe ka një kapacitet për të pritur 8-12 pasagjerësh. Ajo është e pajisur me dy qeliza karburanti, një kondicioner dhe teknologji të tjera miqësore me mjedisin që ndihmojnë në reduktimin e emetimeve të karbonit. Varka do të ndërtohet në Dubai vitin e ardhshëm.

Varkë fluturuese nga Dubai kundër ngrohjes globale: Do të notojë në det dhe në ajër vitin e ardhshëm - 3

Do të ketë një peshë prej 10 tonësh. Jet u projektua nga kompania zviceriane, THE JET ZeroEmission dhe Zenith Marine Services që operojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dubai do të presë provën e parë të mjetit në nëntor 2023, që do të përkojë me Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, COP28.

Varkë fluturuese nga Dubai kundër ngrohjes globale: Do të notojë në det dhe në ajër vitin e ardhshëm - 4

Varkë fluturuese nga Dubai kundër ngrohjes globale: Do të notojë në det dhe në ajër vitin e ardhshëm - 5

Varkë fluturuese kundër ngrohjes globale nga Dubai: Do të notojë në det dhe në ajër vitin e ardhshëm - 6

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!