Prej vitesh, Jonida Maliqi njihet si ikona e modës shqiptare. Ajo gjithmonë ka tërhequr vëmendje me pamje e jashtme.
Këngëtarja ka spikatur veçanërisht për ndryshimet dhe eksperimentimet e shpeshta në “look”.
Së fundmi, Jonida ka ndryshuar modelin e flokëve, me të cilin ka ndryshuar tërësisht pamje. Me flokë të shkurtër dhe me një grim të rënduar, edhe këtë herë këngëtarja nuk ka kaluar pa u komentuar për zgjedhjen e saj.
Kujtojmë që prej disa javësh, Maliqi është anëtare e jurisë së “Këngës Magjike” 2021, ku vlerëson nëse artistët e rinj do ta vazhdojnë ose jo garën për në fazën tjetër./abcnews.al