FOTO/ Shumë i sëmurë, këto janë këpucët që përdor Erdogan për të qendruar në këmbë

schedule12:11 - 2 Nëntor, 2021

schedule 12:11 - 2 Nëntor, 2021

Mediat e huaja kanë zbuluar detaje të tjera në lidhje me gjëndjen shëndetësore të Prsidentit turk Erdogan pas problemeve të shfaqura gjatë kohëve të fundit me mbajtjen e ekuilibrit dhe ecjen. Një ditë më parë, ai u filmua teksa ecte me shumë vështirësi në pallatin presidencial, ndërsa me zor qendronte edhe në këmbë.

Në sytë e ekspertëve të fushës ranë këpucët speciale që ai përdorte. Bëhet fjalë për këpucë të cilat balancojnë ekuilibrin e atij që i vesh në rastet kur ka vështirësi në ruajtjen e tij.

Këpucët në fjalë mbahen kryesisht nga të moshuar ose persona që kanë probleme me qendrimin në këmbë.

Disa javë më parë,  “Foreign Policy” shkruante se Erdogan e ka thuajse të pamundur që të vijojë të drejtojë Turqinë deri në zgjedhjet e vitit 2023 për shkak të problemeve shëndetësore.

Lexo edhe: Ecen me shumë vështirësi, videoja bëhet virale: “Erdogan është sëmurë, përdor këpucë speciale për të mos u rrëzuar”

Gazetarë opozitarë turq flasin për kancer në zorrën e trashë, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë nga autoritetet turke, të cilat kanë qenë shumë të rezervuara në lidhje me shëndetin e liderit turk.

Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjëherë nga qeveria turke, ka të dhëna që Erdogan vuan prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, por gjendja është përkeqësuar gjatë muajve të fundit ku në disa dalje publike ai me zor ka mbajtur edhe ekuilibrin. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!