Kur u tha se sportistët e grumbulluar në Tokyo për Lojërat Olimpike nuk do lejohen të kryejnë marrëdhënie seksuale na u duk si diçka qesharake dhe e pakontrollueshme, por organizatorët mendojnë ndryshe dhe po punojnë për të mbikqyrur gjithçka.
Një nga masat e marra për të shmangur kontaktet e afërta të sportistëve në dhomat e tyre të gjumit janë shtretërit. Të gjithë krevatet e instaluar në Fshatin Olimpik do të jenë me material kartoni. Ata janë në gjendje të mbajnë peshën e vetëm një personi.
Në këtë mënyrë organizatorët mundohen të minimizojnë kontaktet mes sportistëve për të shmangur rrezikun e infektimit dhe përhapjes së Covid-19, që në Tokyo po përhapet shpejt dhe ka vështirësuar organizimin e këtij evenimenti madhor. /abcnews.al
View this post on Instagram