FOTO/ Shqiptarët mirëpresin Mourinhon me një banderolë gjigante

schedule16:53 - 24 Maj, 2022

schedule 16:53 - 24 Maj, 2022

Ditën e nesërme luhet finalja e Conference League dhe shqiptarët kanë bërë një gjest fisnik duke i uruar mirëseardhjen Mourinhos.

Është shpalosur një banderolë gjigante në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku thuhej: “ Mirë se vini në Romën e vogël zoti Mourinho.”

Mourinho është një trajner me famë botërore dhe i dashur gjithashtu edhe nga tifozët e futbollit shqiptarë./ h.ll/abcnews.al