Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e djeshme.
Por policia është shtangur kur është hasur me një aksident “të çuditshëm.”
Një Range Rover u gjet e parkuar mbi një makinë tjetër.
Policia shkoi rreth orës 19:00 në një rrugë në periferi të West Hampstead, në veriperëndim të Londrës pas raporteve për të shtëna me armë.
Ajo që gjetën ishte një Range Rover i vendosur mbi një Golf GTI.
Një banor tha: Dëgjova një zhurmë. E dija që ishte një armë zjarri. E frikshme.
Edhe përdoruesit e Twitter spekuluan se si makina përfundoi në një pozicion të tillë, me një shkrim: “Si ndodhi? Parkimi më i tmerrshëm”.
Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar nëse ka pasur vërtet të shtëna, tha Policia Metropolitane.
Nuk ka të arrestuar dhe vendi i ngjarjes mbetet i rrethuar. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar./Abcnews.al/