Arsenali mundi Bournemouth në një ndeshje dramatike. djemtë e Artetës përmbysën rezultatin nga 0-2, në 3-2 ndërsa Nelson shënoi golin e fitores në minutën e 98-të.
Pas ndeshjes, lojtarët festuan në fushë dhe në dhomën e zhveshjes dhe tifozët vunë re shkrimin në fanellën e Thomas Partey pasi mesfushori hoqi fanellën e lojës: “R.I.P. Christian Atsu”.
Në këtë mënyrë Thomas Partey nderoi bashkëlojtarin ganez që vdiq nën rrënoja pas tërmetit në Turqi. /G.D abcnews.al/