FOTO/ Rrufeja kthehet në një “festë” vizuale

schedule11:54 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 11:54 - 8 Dhjetor, 2020

Një fenomen interesant natyror ndodhi me 5 Dhjetor. Rrufeja, e cila filloi gjatë orëve të mbrëmjes dhe zgjati deri në orët e natës krijoi një pamje madhështore në qytetin e Kirenisë, e njohur si kryeqyteti i turizmit i Republikës Turke të Qipros Veriore.

Edhe pse ata që ishin dëshmitarë të një situatë të tillë përjetuan panik për një kohë të shkurtër, imazhet që u kapën ishin mbresëlënëse.

Fotografi Emre Ekinci tha: “U ndjeva i frikësuar se ishim përballë natyrës, përkundër gjithë teknologjisë sonë të përparuar, ndërsa bëja fotografi shoqëruar me një ndjenjë admirimi përzier me frikë. Ndërsa po dokumentoja këto momente, isha i lumtur që isha pjesë e diçkaje unike dhe që ta ndaja më pas me njerëzit.” /abcnews.al

Rrufeja u kthye në një festë vizuale në TRNC

 

Rrufeja u kthye në një festë vizuale në TRNC

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!