Cristiano Ronaldo ende nuk ka realizuar në Arabinë Saudite, por ai sigurisht ka pasur një ndikim në futbollin vendas.
Instagrami i Al-Nassr, klubi ku Cristiano tani luan, vazhdon të rritet. Së fundmi ai ka thyer shifrën e 12.5 milionë follow.
Jo të gjitha top klubet evropiane mund të mburren me shifra të tilla dhe skuadrat më të mira gjithashtu duhej të linin vend. Al-Nassr ia kaloi edhe Argjentinës, kampionëve në fuqi të botës. /G.D abcnews.al/