FOTO/ Restoranti i djalit të Dritan Agollit “zhduk” fotot e kuzhinierit që fitoi tenderin 400 mijë dollar

schedule10:34 - 2 Shkurt, 2022

schedule 10:34 - 2 Shkurt, 2022

Dritan Agolli, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit është bërë subjekt hetimi i SPAK për shkak të një tenderi që kap vlerën e 400 mijë dollarëve ku fitues është bërë kompania ku aksioner kryesor është kuzhinieri i famshëm Alfio Rrotani.

Gara kompromentohet për shkak se Alfio Rrotani ka punuar me djalin e kreut të FSHZH Flladi Agolli në restorantin e tij në Hamallaj i regjistruar me emrin “Beach Bedoun Bar”. Vetë faqja zyrtare e restorantit ka ndarë në rrjetet sociale foto ku Alfio shfaqet me gatime që janë specialitet i këtij restoranti dhe me uniformën e shefit ku anash shkruhet edhe emri i tij.

Lexo edhe: 400 mijë dollarë tender për kuzhinierin e famshëm, SPAK nis hetimet për kreun e FSHZH

Pasi çështja është bërë mediatike fotot janë fshirë ngë faqja zyrtare e restorantit.  Nga ana tjetër Abcnews.al i hodhi një sy profilit të Rrotanit ku ai ka të postuar foto me vendndodhje pikërisht në restorantin në fjalë, ndërsa ka marrë koment nga faqja zyrtare.

Firma fituese e tenderit në pronësi të Rrotanit është regjistruar si “Mascarpone” dhe është një bar restorant i njohur me emrin “Kripë dhe Piper” që ndodhet përballë godinës së Fondit Shqiptar të Zhvillimit në rrugën Sami Frashëri në kryeqytet. Ky ambient frekuentohet nga zyrtarë të niveleve të ndryshme që punojnë në FSHZH.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!