FOTO/ Reshjet e shiut bllokojnë aksin rrugor Berat-Skrapar, shkëputen masivë shkëmborë

schedule20:50 - 29 Maj, 2020

schedule 20:50 - 29 Maj, 2020

Reshje e shiut gjatë ditë së sotme kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Berat-Skrapar. Masive shkëmborë janë shkëputur nga mali duke shkaktuar bllokim e rrugës.

Burime për “ABC News” bëjnë me dije gjatë shkëputjes së shkëmborëve nuk ka pasur lëvizje të automjeteve. Ndërkohë punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve pranë Bashkisë së Skraparit kanë larguar gurët duke pastruar në këtë mënyrë edhe rrugën.