FOTO/ Qeni pret pronaren e ndjerë prej ditësh para punës

schedule12:55 - 13 Tetor, 2020

schedule 12:55 - 13 Tetor, 2020

Një qen ka qëndruar prej ditësh përpara një dyqanit të pronares së saj, pa e ditur që shoqja e saj më e vjetër nuk do të kthehej më. Muajin e kaluar Eugenia Franco, një pronare e një librarie në Argjentinë, vdiq nga arrest kardiak në gjumë.

Të nesërmen, Bianca shkoi në librari për të kërkuar gruan siç bënte më parë, por këtë herë Eugenia nuk e priti atë. Që atëherë, qeni vazhdon të presë të ndjerën para biznesit të saj. Fqinjët thonë se çdo mëngjes Eugenia dhe Bianca ecnin disa blloqe së bashku, por ditën e vdekjes së saj, ata panë vetëm qenin ulur, si në roje pranë derës së biznesit.

Një fqinj i së ndjerës, tha për mediat lokale se Eugenia është kujdesur për kafshën gjithmonë. Për fat të mirë, Bianca tashmë ka një familje që kujdeset për të. Qeni ende vazhdon të shkojë çdo mëngjes në librari, që sot drejtohet nga nipërit dhe mbesat e së ndjerës. xh.d/abcnews.al