FOTO/ Publikohen pamjet e transferimit te 2 mijë të burgosurve të tjerë në burgun e El Salvador

schedule08:57 - 16 Mars, 2023

schedule 08:57 - 16 Mars, 2023

Një grup i dytë prej rreth 2,000 kriminelësh  iu bashkuan “burgut më të madh në Amerikë” të mërkurën, të ndërtuar në El Salvador si pjesë e luftës kundër krimit të shpallur një vit më parë nga Presidenti Naguib Bukele.

“Gjatë një operacioni të ri, ne transferuam një grup të dytë prej dy mijë anëtarësh të bandës në Qendrën për Kufizimin e Terrorizmit (Centro de Confinamiento del Terrorismo, CECOT).

Tani katër mijë gangsterë jetojnë në burgun që është kritikuar më shumë se çdo tjetër në botë”, tha Bukele me një ton sarkastik në Twitter.

Kushtet e paraburgimit në burgun gjigant në Tekolukë, 74 kilometra në juglindje të kryeqytetit San Salvador  janë denoncuar nga organizatat e të drejtave të njeriut.

Presidenti i Salvadorit postoi foto dhe video të transferimit të të burgosurve ndërsa ministri i Mbrojtjes Rene Francis Merino tha se të burgosurit ruheshin gjatë rrugës nga rreth 1200 anëtarë të forcave të armatosura dhe se karvani shoqërohej nga tre helikopterë ushtarakë.

Grupi i parë prej dy mijë anëtarëve u transferua më 24 shkurt.

Burgu gjigant, i pajisur me mjete vëzhgimi të avancuara teknologjikisht, u përurua në fillim të shkurtit. Ai u ndërtua për të strehuar shumicën e 64,000 anëtarëve të dyshuar të bandës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!