FOTO / Presidenti Thaçi del nga spitali pas trajtimit mjekësor

schedule12:31 - 20 Prill, 2020

schedule 12:31 - 20 Prill, 2020

Mediat kosovare raportuan sot se presidenti i vendit, Hashim Thaçi është shtrirë në njërën prej klinikave në QKUK.

Saktësisht Thaçi po trajtohej në Klinikën  e Urologjisë, pas një problemi shëndetësorë me gurët në veshka.

Zyra e presidentit Thaçi reagoi duke deklaruar se gjendja e presidentit ishte e qëndrueshme dhe nuk ishte asgjë serioze.

Sakaq mediat kosovare kanë publikuar fotot nga momenti ku shihet presidenti Hashim Thaçi teksa del nga klinika pas trajtimit shëndetësor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!