Foto prekëse, piloti veteran “përkulet” para Spitfire

schedule10:18 - 21 Shtator, 2021

schedule 10:18 - 21 Shtator, 2021

Imazhi i pilotit veteran Diogenis Charlaftis , përpara avionit Spitfire, i cili është ekspozuar në muzeun e Forcave Ajrore , është bërë virale në rrjet.

Piloti veteran 91-vjeçar, me 5,000 orë në shumicën e avionëve të ekspozuar në Muzeun e Forcave Ajrore, qëndron i emocionuar para Spitfire.

Diogenis Charlaftis lindi në vitin 1930 . Ai hyri në Shkollën “Icarus” në Shtator 1949 me serinë e 24 -të të pilotëve. Në maj 1979 u demobilizua me gradën “Gjeneral”. Gjatë shërbimit të tij shumëvjeçar, ai kaloi nëpër pozicione të shumta dhe “interesante” të përgjegjësisë brenda Forcave Ajrore.

Spitfire është një avion emblematik i Luftës së Dytë Botërore. Nga më shumë se 20,000 Spitfires të ndërtuar për Luftën e Dytë Botërore nga 1938 në 1948, vetëm 240 mbijetojnë sot , nga të cilët rreth 60 janë në gjendje fluturimi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!