FOTO/ Policia italiane zbulon organizatën shqiptare të trafikut, sekuestrohen 10 kg kokainë me vlerë 800 mijë euro

schedule12:49 - 5 Nëntor, 2019

schedule 12:49 - 5 Nëntor, 2019

Kokainë me vlerë 800 mijë euro dhe 10 shqiptarë të arrestuar është bilanci i operacionit anti drogë të policisë italiane në Toskanë. Shqiptarët e sillnin drogën nga Belgjika dhe Holanda duke përdorur një korrier italian.

Përdornin automjete të modifikuara për të transportuar drogën e cila mbërrinte në Itali nga Belgjika dhe Holanda. Agjentët e policisë italiane kanë zbuluar një organizatë kriminale të përbërë kryesisht nga shqiptarë, të cilët akuzohet për importin, trafikun ndërkombëtar dhe shitjen e kokainës.

Operacioni I policisë ka zbuluar një organizatë të mirë strukturuar, për trafikun ndërkombëtar të sasive të mëdha të drogës e cila vinte nga vende të ndryshme për në Itali. Baza logjistike e organizatës ishte në Toskanë, ku dhe magzinohej droga.

Pas dy muajsh hetimesh u arrestuan në flagrancë 7 persona, dhe pse urdhër arrestet janë 11, u sekuestrua 11 kilogram kokainë, 1 kilogram marijuanë dhe 50 mijë euro cash. Dy vëllezër shqiptarë përdornin një korrier Italian, i cili dërgohej jashët Italisë për të tërhequr sasinë e kokainës. Në këto udhëtime përdoreshin dy automjete, tashmë të sekuestruara, të pajisura me dysheme të dyfishtë për fshehjen e drogës dhe për të shpëtuar në kontrollet e policisë.

Fundjavën e kaluar u ndalua nga policia korrieri, i  cili po kthehej në Firence. Në automjetin e tij Nisan u gjetën 10 kilogram kokainë për një vlerë prej 800 mijë eurosh.

11 urdhër arrestet janë për: 51 vjecarin Italian, korrierin, dy vëllezërve shqptarë, dhe tetë shqiptarëve të tjerë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!