FOTO/ Plumb në bark, ky është 44-vjeçari që u vra në Vaun e Dejës

schedule09:51 - 28 Shtator, 2022

schedule 09:51 - 28 Shtator, 2022

Gazetari i Abc, Simon Shkreli ka siguruar foton e Pjetër Gjokës, 44-vjeçarit të vrarë mbrëmjen e djeshme në fshatin Kaftallë, Pukë.

Martin Gjini, autori i dyshuar i ngjarjes është shpallur në kërkim nga policia ditën e sotme.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. GJ. alias A. Gj., 36 vjeç, banues në Lezhë”, bëri me dije sot policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:23. 44-vjeçari mori një plumb në bark dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Shkdorës, por humbi jetën në sallën e operacionit.

Sakaq, Abc mëson se viktima ka qenë bashkë më vëllanë e tij kur është qëlluar. Ka qenë pikërisht vëllai i viktimës që ka njoftuar policinë dhe ambulancën.

Njoftimi:

Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Pukë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, kanë vijuar intensivisht punën për grumbullimin e provave, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. GJ. alias A. Gj., 36 vjeç, banues në Lezhë.    

/Abcnews.al/