Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, i gjithë rrethi i Bulqizës është përfshirë nga reshje të dendura e shoqëruar me erë të fortë.
Për pasojë gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.
Gjithashtu era e fortë nuk ka kursyer as pemët në rrugën Qytet i Vjetër-Qytet i Ri ku siç shihet dhe nga pamjet janë rrëzuar disa pemë duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.
Burime bëjnë me dije se në disa njësi administrative të Bulqizës mungon akoma energjia elektrike.
Sipas parashikimeve moti i keq do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës./abcnews.al