FOTO/ Pamje nga shtëpia: Si po e kalon Monika Kryemadhi karantinën

schedule12:16 - 14 Mars, 2020

schedule 12:16 - 14 Mars, 2020

Dita e Verës si shumë qytetarë shqiptarë e ka gjetur kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin të izoluar në shtëpi. Kryemadhi është shfaqur ashtu sikurse nuk e kemi parë ndonjëherë, në banesën e saj duke hekurosur.

Me këtë rastë si një “shtëpiake”,  kryetarja e LSI ka uruar të gjithë shqiptarët për 14 Marsin, ndërsa bën apel që të kujdesemi për njëri-tjetrin.

Mesazhi i Monika Kryemadhit:

Ditën e verës e festojmë ndryshe këtë vit. Një përshëndetje për të gjitha gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes.

Gjendja e krijuar prej ndryshimit të rrjedhës normale të jetës ka krijuar ndjenja pasigurie, por ndërsa marrim masat e duhura dhe lutemi për më të mirën, le të ndalojmë për të vlerësuar ngrohtësinë familjare dhe mundësinë për të kaluar sa më shumë kohë pranë.

Të kujdesemi për familjen, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkë do t’ja dalim.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!