Historitë e panjohura më parë në lidhje me Diego Armando Maradona vazhdojnë të shfaqen pas vdekjes së tij, të ndodhur më 25 nëntor të vitit të shkuar për shkak të një arresti kardiak.
E fundit që ka dalë në dritë ka të bëjë me një nuskë, që ishte fshehur brenda njërës prej fanellave të veshura nga ai në kohën kur luante te Napoli, për të cilën askush nuk dinte.
Fanella është ajo që Maradona veshi për gjigantët e Serie A në sezonin 1984/85 dhe e qepur brenda saj është një qese me bar të thatë, për të cilin flitet se është nga fusha e Bombonera, stadiumit të Boca Juniors.
Zbuluar nga TyC Sports, historia rritet edhe më kurioze duke pasur parasysh faktin se askush afër Maradonës nuk ishte në dijeni të këtij veprimi të Diegos.
Pronari i këmishës është një mësues nga qyteti San Luis në Argjentinë, i cili e trashëgoi atë nga familja e tij dhe më pas nxori në dritë sendin e fshehur në fanellë. /abcnews.al