FOTO/ Një tjetër parashutë në “Big.B VIP”, veshja e pazakontë e pilotit tregon për kë është mesazhi

schedule17:41 - 16 Janar, 2022

schedule 17:41 - 16 Janar, 2022

Pas këngës dedikuar Monikës, piloti i “Big Brother VIP” ka bërë një surprizë tjetër ditën e sotme.

LEXO EDHE: Piloti i zemrës”, Elgit Doda i kushton këngë Monika Lubonjës, ia këndon LIVE në spektakël

Fillimisht, ai ka postuar në Instagram një video, ku shfaqet i veshur si “Spiderman”, një simbol identifikues i Donaldit.

“Rrini gati. Diçka e bukur do të ndodhë”, është shprehur piloti.

Më pas, ka fluturuar sipër shtëpisë së “Big Brother VIP” me parashutën në të cilën shkruhet:

“Mbaje premtimin dem. Fito! We love you Trixa, Donald & Fifi.

Team Donald and Nanushat. Filoqyl”.

Ky mesazh emocionues, mesa duket është bërë nga fansat e tre personazheve, Donaldit, Beatriksës dhe Fifit, që la lojën disa javë më parë, por ka treguar që është fanse e aktorit./abcnews.al