Sulmuesi shqiptarë, Armando Broja është kthyer në idhullin e shumë tifozëve në Premier League, ku paraqitjet me skuadrën e Southampton kanë bërë që 20-vjeçari shqiptarë të përjetojë një nga momentet më të mira në karrierën e tij futbollistike.
E teksa është kthyer në idhullin e shumë tifozëve, sigurisht dëshira e shumë prej këtyre të fundit është të kenë një fanellë të Brojës, të dhuruar nga vetë sulmuesi shqiptarë.
Këtë fat sot e kishte njëri prej tyre, ku lojtari kuqezi i dhuroi një prej uniformave të tij dhe gjithashtu mori kohën për të bërë disa foto me të.
Klubi i Sauthemptonit i postoi këto foto në faqen e Instagramit, ku shkruan dhe ndjesinë që ka pasur tifozi në momentin kur takon idhullin e tij: “Një moment i paharrueshëm”.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al